Fat i keq vazhdon për Gareth Bale. Ai është lënduar përsëri dhe kjo është hera e 18-të që nga transferimi i tij në Real Madrid në vitin 2013.
Mungesa e tij është vërejtur për Real Madridin në shumë raste dhe si duket kjo do të vazhdojë ende. Dëmtimi i tij në muskujt e këmbës së majtë do ta lë atë jashtë fushe për së paku 7 ndeshje të Real Madridit, që do të jetë fatale për klubin Madrilen në kohën më të duhur të rikthimit nga forma e tyre.
Bale pritet të mungojë në 4 ndeshje të La Ligas: ndaj Getafes, Eibar, Girona dhe Las Plamas. Gjithashtu do të mungoj në ndeshjen e parë ndaj Fuenlabradas të vlefshme për Copa del Rey. Por mungesa e tij më e madhe do të jetë në dy ndeshjet ndaj Tottenhamit në Wembley dhe në Bernabeu, të vlefshme për grupet e Champions League, përcjell Albeu.com.
Ndeshja që Bale pritet të rikthehet plotësisht i gatshëm do të jetë ajo ndaj rivalit nga qyteti, Atleticos më 19 nëntor në stadiumin e ri të tyre Wanda Metropolitan./ albeu.com /










