Zëdhënësi i Qeverisë jep detaje për vizitën e Kurtit në Greqi, thotë se është atje që nga 8 korriku

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Greqi.

Kryeziu ka thënë se Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi që nga data 8 korrik, me ftesë të dy organizatorëve, për dy konferenca, ku kryeministri ka qenë pjesë e panelit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është në vizitë zyrtare në Greqi që nga data 8 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit të diskutimit. Fillimisht më 9 korrik kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët, e organizuar nga ‘The Economist’ dhe Qeveria e Greqisë. Aktualisht po merr pjesë në simpoziumin ‘Symi’”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai tha se kjo është hera e katërt që Kurti merr pjesë në një organizim të tillë, teksa ka thënë se shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga organizatori.

Sivjet është hera e katërt që kryeministri Kurti po merr pjesë në simpoziumin ‘Symi’, ku politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota ftohen bashkë me familjet e tyre. Edhe vitin e kaluar, sikurse sivjet, simpoziumi po mbahet saktësisht në të njëjtin vend, në Lagonissi afër Athinës, dhe edhe kësaj radhe bashkëshortja e kryeministrit merr pjesë në njërin nga panelet e simpoziumit. Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori”, tha Kryeziu.

Më tej, Kryeziu tha se Kurti ka biseduar me telefon me kreun e Komunës së Deçanit dhe ministrin Vitia, derisa ka theksuar se atje kanë qëndruar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

Sipas tij, Qeveria po bën gjithçka me të gjitha mundësitë që së bashku të tejkalojnë këtë gjendje.

Pas takimit të djeshëm me ministrin e Punëve të Jashtme, z. Dendias, kryeministri Kurti ka biseduar me telefon me kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Ramosaj dhe me ministrin e Shëndetësisë, z. Vitia, me të cilin bisedoi gjersa ai po qëndronte në Deçan. Dje në Deçan ishin edhe presidentja e vendit, znj. Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes, z. Mehaj. përfundoi Kryeziu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu