Zeka: Kurti i ka thënë prokurorit special ‘bëj diçka’ ndaj Thaçit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti ka kontribuar në ngritjen e aktakuzave për krime lufte nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi.

“Albin Kurti sa ka qenë kryeministër i ka thënë prokurorit të Gjykatës Speciale bëj diçka”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Kurti e ka ndërtuar një piramidë me urrejtje dhe akuza, konkretisht ndaj Thaçit”, ka deklaruar ai.

“Qëllimisht ka thënë këta janë hajna, bandita. Kjo i ka kontribuar kësaj deklarate politike të prokurorit, sepse e ka parë terrenin e morrave në Kosovë”, është shprehur ai.


1 Koment

  1. E more melaim bagl,me ken je ka fol!!,për specijalen ata nuk kopila suti dhe shokt e tu.Qka po mendoni,deri kur ju me keto sjellje,te hajdutave,specjalja edhe tu ka met kap qe i ke shit filma,dhe ndihmes i informatave tue forni due thaqin,qe i keni vra deshmitart.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu