Zeka: Më i ndershëm Rakiqi me Listën Serbe, se 50% e deputetëve shqiptarë (VIDEO)

Deputeti i Nismës për Kosovë, Milaim Zeka, vlerëson se shumë më të ndershëm janë lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe deputetët e kësaj partie, se sa 50 për qind e deputetëve shqiptarë

“Shumë më i ndershëm është Rakiqi, shumë më të ndershëm janë Lista Serbe se 50 përqind të deputetëve që paraqitemi shqiptarë”, është shprehur Zeka në emisionin “KojshiaShow”.

Kur është pyetur nëse e fut edhe veten në këtë mes, ai ka deklaruar se “ka me kallxu praktika”.

Zeka thotë se është krenar që e njeh familja dhe Drenica.

“Jam krenar që sa ka ba Adem Jashari me pushkë une ja kom dhonë namin Adem Jasharit me film. Mos ta kisha ba filmin me Adem Jasharin, Adem Jashari kish met një njeri i përmasave të Luan Haradinajt të Zahir Pajazitit”, është shprehur Zeka.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për personalitetin e tij dhe të kaluarën e tij intelektuale në Suedi, duke qenë anëtar i komitetit të Helsinkit dhe miqtë e tij të njohur botërisht. /Arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu