Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka publikuar një fotografi ku shihet propaganda e bërë nga mbështetësit e VV’së, kinse Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, po planifikojnë luftë etnike mes Kosovës e Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zeka ka thënë se kjo frymë anti-amerikane e anti-perëndimore po bëhet nën jorganin e VV-së.
“Shihe deri ku shkon çmenduria e njerezeve kunder Kosoves, nen jorganin e LVV?! Krejte kjo fryme antiamerikane dhe antiperendimore, sponzorizohet nga qarqet serboruse!”, ka shkruar ai.
E gjithë kjo siç duket është organizuar në disa grupe në rrjetin social Facebook, nga mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë se Qeveria e shkarkuar e drejtuar nga Albin Kurti gjatë qeverisjes së shkurtës është cilësuar si jokonstruktive në raport me SHBA’të dhe se rrezikoi marrëdhëniet me këtë aleat të madh të vendit.