Zeka: Varrezat në Prekaz i ndërtoi një turk, e jo Qeveria e Kosovës

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se kompleksi i varrezave në memorialin në Prekaz nuk u ndërtua nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Zekës, memoriali i varrezave u ndërtua nga një shtetas turk.

“Varrezat ne Prekaz nuk janë bërë nga buxheti i Qeverisë, ato janë ndrequr nga një turk me para nga xhepi i vet”, ka thënë Zeka në foltoren e Parlamentit të Kosovës.

“Kur kam thënë se janë vjedhur pare edhe në varr të Adem Jasharit unë e kam ditur çka po flas”, ka shtuar ai.

Kohëve të fundit është raportuar se kulla e familjes Jashari është dëmtuar shumë dhe është pranë rrëzimit.

Kësaj kulle prej shumë kohësh është dashur t’i bëhet konservimi, gjë që nuk ka ndodhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu