Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri me anë të një postimi në profilit të tij në Facebook ka komentuar fillimin e bisedimeve midis LSDM dhe BDI për formimin e Qeverisë.
Por, duke u nisur nga “fushata” që ka nisur mbrëmë në Facebook e cila promovon kolltukun e kryeministrit për një shqiptar, konkretish Muhamed Zeqiri , deputeti i LSDM-së, në porosinë e tij ka shkruar se Zoran Zaev do të jetë kryeministër!
Sipas këtij mesazhi, bëhet e ditur jozyrtarisht se dy partitë kanë arritur marrëveshje për koalicionim, por nuk jepen detaje zyrtare.
Por nga BDI hodhën poshtë pretendimet se ka marrëveshje me LSDM, dhe se sipas tyre grupet e punës po vazhdojnë bisedimet. /albeu