Zelensky: “Çdo ushtar rus që shtie mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia, do të jetë objektiv i veçantë i ushtrisë ukrainase”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar mbrëmë opinionit përmes një videoje, me rastin e luftimeve të ashpra dhe granatimeve që po ndodhin përreth centralit bërthamor në Zaporizhzhia.

Zelensky ka paralajmëruar të gjithë ushtarët rusë që shtien në centralin e okupuar bërthamor, se do të jenë objektiv i veçantë e forcave të armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu theksoi se çdo ushtar që shtie në apo përreth centralit, do të jetë “objektiv i veçantë” për Ukrainën.

“Çdo ushtar e oficer rusë që shtie mbi central apo shtie përreth, duhet ta kuptojë se do të jetë objektiv i veçantë nga shërbimi ynë sekret, për njësitë tona elitare e në përgjithësi ushtrinë ukrainase”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas ka paralajmëruar botën se çdo ditë e okupimit rus të centralit bërthamor, rrit rrezikun për rrjedhje të mbetjeve radioaktive dhe shpërndarjen e tyre në tërë Evropën.

Ai i ka bërë thirrje të gjithë diplomatëve, përfaqësuesve të shteteve mike që të bëjnë gati pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë, të shtatën me radhë që do të ndëshkonte dhe ndalet sulmin mbi centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Zelensky porositi të gjithë ata që po ndihmojnë Rusinë, se duhet të ballafaqohen me drejtësinë ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu