Zelensky diskuton me Macronin për situatën në Ukrainë, e quan mik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me të cilin ka deklaruar se kanë folur për situatën e fundit në vend.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se e falënderon Macronin për furnizimin me armë që ka bërë për Ukrainën, si dhe për kontributin e treguar për intensifikimin e punës me partnerët ndërkombëtar në të mirë të Kievit.

“Ramë dakord me Emmanuel Macron për bashkëpunim të mëtejshëm për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe aftësitë e tjera të mbrojtjes”.

“Ne gjithashtu ramë dakord të punojmë për zbatimin e Formulës së Paqes. Faleminderit mik! Udhëheqja juaj e afron fitoren tonë”, ka shkruar Zelensky, transmeton Klankosova.tv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu