Zelensky: Do të rimarrim çdo gjë që është e jona

Ukrainasit duhet të rikthejnë paqen në tokën e tyre dhe të korrin një fitore historike për vendin e tyre.

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim, sipas ukrinform.

“Nuk do t’i lëmë armikut askënd dhe asgjë që i përket Ukrainës. Ne do të marrim gjithçka që është e jona. Ne duhet të sigurojmë një fitore historike për vendin tonë.

Ata kanë armë, raketa dhe UAV-të Shahed, të cilat i përdorin kundër Ukrainës. Ata ende kanë mundësinë të terrorizojnë qytetet tona duke shantazuar botën. Por ata nuk kanë asnjë shans sepse ne do tia dalim,” theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu