Zelensky thirrje Gjermanisë për tanke. Pse “Leopard” do ndryshonin “lojën” për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha se ka diskutuar me homologun e tij gjerman për tanket gjermane Leopard 2, të cilat Kievi po i kërkon me ngul për të luftuar kundër Ukrainës.

Gjermania nuk ka vendosur ende nëse do t’i dërgojë tanket në Ukrainë, apo do të lejojë vendet e tjera të dhurojnë të tyret, pavarësisht presionit ndaj Berlinit për të vepruar.

“Ne patëm një diskutim të sinqertë për Leopards 2,” tha Oleksii Reznikov pas takimit me aleatët perëndimorë.

Takimi në bazën ajrore Ramstein në Gjermani solli një marrëveshje për furnizimin me më shumë automjete të blinduara, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municioneve.

Por Leopard 2 shihet si një ndryshim i mundshëm i lojës për Ukrainën, pasi është i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe projektuar posaçërisht për të konkurruar me tanket ruse T-90, të cilat po përdoren në pushtim.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se opinionet mbeten të ndara për furnizimin e Ukrainës me tanke dhe ai mohoi që Berlini po e bllokonte një lëvizje të tillë.

Sipas ligjeve gjermane të eksportit, vendet e tjera që duan të furnizojnë Leopards – si Polonia dhe Finlanda – nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë derisa Berlini të japë aprovimin.

Tanket aktuale të Ukrainës janë kryesisht modele të vjetra sovjetike. Më shumë se 2000 Leopards janë në magazinat në të gjithë Evropën.

Presidenti Zelensky beson se rreth 300 prej tyre mund të ndihmojnë në mposhtjen e Rusisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu