Zeqiria Ibrahimi i Lëvizjes Besa tha në Kuvendin e Maqedonisë gjatë seancës së sotme parlamentare se nuk do të mbështetin qeverinë e re të Zaevit. Ai gjatë interpelancës tha se Zaevi ka përzgjedhje të shkëlqyer, por shfaqi edhe dëshpërim për një pjesë të kuadrit i cili, siç tha, nuk i plotëson të gjitha pritjet tona.Sipas tij, kabineti i propozuar qeveritar nuk është reformë, por riciklim.
“Isha i bindur se shkaku se pse e refuzuat bashkëpunimin me ne është kërkesa jonë për ridefinimin e shtetit. Por sot e kam të qartë se ky është parimi ynë i parë në qeveri të mos ketë persona të korruptuar dhe të inkriminuar”, tha Ibrahimi.