Zeqirija Ibrahimi: E vetmja akuzë ndaj nesh se jemi shqiptarë muslimanë

Më tutje gjatë intervistës Zeqirija Ibrahimi tha për shkak arsimimit të cekët që e kanë eksponentët e BDI-së, përdorin terme të cilët nuk dinë t’i shpjegojnë.

“Me strategjinë për zhvillimin e arsimit do të arrimë që tua shpjegojmë saktë se çfarë nënkupton termi Euro-Aziatik dhe Aziatik. Në fakt dua të shpjegoj se ata kur e përdorin këtë term ne po duhet ta shpjegojmë saktë se çfarë nënkupton ajo. Ata e kanë atë që ne qenkemi lëvizje aziatike për ta fshehur akuzën se jemi lëvizje e shqiptarëve mysliman. Dhe kjo i bie që në perspektivën e enveristëve të majtë, çdo shqiptarë që e ka nënën e tij me shami ose i cili shkon e falë xhumanë, i bie që të jetë një aziatik. Dhe kjo është ofendimi më i madh që ju bëhet shqiptarëve të Maqedonisë, jo BESËS dhe jo ‘Koalicionit Rilindje me BESË’, tha Ibrahimi duke shtuar se kjo është kështu ngase shumica e shqiptarëve të Maqedonisë janë të përkatësisë fetare islame dhe kjo nuk është diçka që nuk duhet të fshehet e as të sforcohet.

“Nëse enveristëve të BDI-së u pengojnë shqiptarët mysliman, ajo i bie që ata e ofendojnë edhe një pjesë të madhe edhe të anëtarësisë së vet të cilët janë poashtu shqiptarë mysliman”, tha mes tjerash Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu