Zeqirija Ibrahimi jep dorëheqje nga posti kryetar i Alternativës

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi në një status në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë, transmeton TV21. Ibrahimi mes tjerash thekson se deri në Kongresin e ardhshëm, me Alternativën do të udhëheqë Bekim Sali.

“Dëshiroj t’ju njoftoj publikisht se sonte, në mbledhjen e Kuvendit Qendror të Alternativës, e ofrova dorëheqjen time të pakthyeshme nga pozita e kryetarit të partisë AlternAtivA. Me këtë rast, në këtë detyrë, deri në kongresin e ardhshëm, me mbështetje të plotë u zgjodh miku im tridekadësh, deputeti i sotëm dhe zëvendëskryeministri i parë i nesërm, Bekim Sali.

Ndonëse synimi im ka qenë që kjo të mos bëhet me dorëheqje, por thjesht mos të kandidohem më për këtë pozitë në kongresin e ardhshëm të Alternativës, që duhej të mbahet në mars/prill të vitit tjetër, ishin zhvillimet në VLEN ato që imponuan dinamikë tjetër. E meqë unë edhe ashtu kisha vendosur ta bëj këtë tërheqje në fillim të vitit tjetër, e bëra këtë tash, në mënyrë që vendimet e sotme për të ardhmen e Alternativës, por edhe të VLEN-it, t’i marrë lidershipi i ri. Kjo, sipas meje, është më e drejtë politikisht dhe moralisht”, ka shkruar Zeqirja Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu