Zeqirja Ibrahimi: BDI-ja nuk rrëzohet më në zgjedhje, por në shesh

Pas shpalljes finale të rezultateve të zgjedhjeve nga KSHZ-ja dhe hedhjes poshtë të të gjitha ankesave mbi procesin zgjedhor, ka rreaguar eksponenti i “Alternativës” Zeqirja Ibrahimi duke i quajtur rezultatet skandaloze, shkruan InfoShqip.

Në vijim mund ta ndiqni të plotë deklaratën e Ibrahimit:

“Nuk di çfarë do të jenë qëndrimet partiake, ama për mua këto rezultate të KSHZ-së janë skandaloze. Një parti që i blen votuesit, vëzhguesit, komisionarët, madje i synon edhe anëtarët e KSHZ-së, të dalë të flasë me gjuhë të moralshme dhe të virgjër sikur nuk ka asnjë mëkat hajnie, kjo është perverse.

Shqiptarët duhet ta dinë se për BDI-në fjalët “vjedhje” dhe “zgjedhje” tashmë janë sinonime. Prandaj konstatimi im është se BDI-ja nuk rrëzohet më në zgjedhje, por në shesh.

Poshtë diktatura!” – Përfundoi Ibrahimi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu