Kandiati i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi në një konferencë për shtyp nga selia e Lëvizjes Besa, ende pa përfunduar numërimi në vendvotimin 2901 në Çair i uroi fitoren Visar Ganiut duke e quajtur një fitore të LSDM-së.
“Dua t’ia uroj LSDM-së fitoren në Komunën e Çairit. Kjo është fitore e vjedhur dhe nëse ata e pranojnë si të tillë ne ua urojmë. I falenderoj qytetarët që morën guximin të votojnë përkundër shumë presioneve dhe zhvatjeve. Më vjen keq për ata qytetarë që sot u burgosën me burg shtëpiak nga vagabondët e partive në pushtet dhe nga zyrtarë të policisë që abuzuan vendet e tyre zyrtare dhe nuk i lejuan qytetarët të dalin të votojnë.” tha mes tjerash Ibrahimi duke theksuar se “ky pushtet i afirmon kriminelët duke shkelur mbi demokracinë dhe të drejtat themelore zgjedhore e të zgjedhurit- ka thënë kandidati i Lëvizjes Besa, Zerija Ibrahimi.










