Zëvendës/ministri Hoxha: Subvencione për prodhuesit e duhanit, ndihmë konkrete për bujqit

Zëvendësministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së ujërave, Albrim Hoxha sot realizoi një vizitë në terren ku ishte pranë prodhuesve të duhanit në Komunën e Dollnenit më saktësisht në fshatin Cërnilishtë, transmeton InfoShqip.com

Ai ka paralajmëruar sinjale pozitive për kultivuesit e duhanit ku ka cekur se edhe subvencionet janë në përgaditje e sipër dhe do jenë ndihmë konkrete për prodhuesit.

Postimi i plotë:

“E nisëm sezonin e mbjelljes së duhanit në Cërnilishtë të Dollnenit

Sot ishim në terren tek familja Selmani, së bashku me kryetarin e komunës Blerim Islami, ku nga afër pamë përkushtimin dhe punën e duhanprodhuesve në fillimin e këtij sezoni.

Ky sezon vjen me sinjale pozitive dhe me interes në rritje për kultivimin e duhanit. Mbështetja për bujqit vazhdon, ndërsa subvencionet janë në përgatitje dhe do të jenë një ndihmë konkrete për prodhuesit.

Duhani mbetet një shtyllë e fortë ekonomike për shumë familje dhe angazhimi ynë për këtë sektor vazhdon në terren, pranë çdo bujku.” – ka shkruar Hoxha./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu