Zëvendës presidenti turk thotë se kanë filluar provat e raketës së parë kombëtare ajër-ajër

Zëvendës presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se vendi i tij ka filluar provat e raketës së parë kombëtare ajër-ajër, si dhe prodhimin serik të raketës së parë kombëtare detare. “Kanë filluar testet me avionët e Turqisë për sistemin GÖKTUĞ, sistemi i parë kombëtar i raketave ajër-ajër dhe prodhimin serik të raketës së parë kombëtare detare ATMACA”, tha zv/presidenti Oktay para anëtarëve të komitetit të planifikimit dhe buxhetit të parlamentit.

Ai gjithashtu tha se Turqia vazhdon prodhimin, shpërndarjen dhe eksportin e pajisjeve të udhëzuara me mini-municion inteligjent. Oktay tha se industria e mbrojtjes e Turqisë kishte një qarkullim prej 11 miliardë dollarësh në vitin 2019. “Eksporti i industrisë arriti në rreth 3 miliard dollarë dhe numri i projekteve të kryera të mbrojtjes tejkaloi 700”, shtoi ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më herët u zotua të rriste më tej industrinë e mbrojtjes së vendit. “Ne asnjëherë nuk mund të tolerojmë të blejmë nga jashtë produkte që ndërlidhen me mbrojtjen kur mund t’i prodhojmë ato vetë”, tha Erdoğan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu