Zgjedhja e Biden-it, Ish-rivali, sekretar transporti (VIDEO)

Buttigieg është ish-rivali i parë i Bidenit që emërohet në një post të lartë në kabinet. Ai po ashtu do të bëjë histori si sekretari i parë që deklarohet hapur se është homoseksual. Buttigieg, 38 vjeç është veteran i Marinës amerikane, që ka shërbyer si oficer rezervist i inteligjencës në Afganistan, në vitin 2014.

Fushata e të Drejtave të Njeriut tha se Buttigieg “ka qenë i hapur dhe i sinqertë” për identitetin e tij dhe se i ka dhënë zë komunitetit. Buttigieg ka garuar për nominimin e Partisë Demokratike si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Pasi ka rënë nga gara, ai ka mbështetur Bidenin.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu