Ua uroj të gjithëve ditën e sotme të zgjedhjeve, që është edhe një datë ku duhet ta tregojmë përgjegjësinë tonë për ndërtimin e pushtetit politik, deklaroi kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Stefan Janev, pasi votoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.
“Votimi është përgjegjësia dhe mundësia e jonë që përmes partive t’i tregojmë dëshirat tona dhe vizionet për ndërtimin e pushtetit dhe për menaxhimin transparent në interes të Bullgarisë…Prej nesh varet ardhmëria e vendit, politikat e tij sociale, arsimore, ekonomike, u bëj thirrje të gjithëve që të votojnë”, shtoi ai.
“Shpresoj se do të formohet kabinet pas zgjedhjeve. Gjithçka varet nga kabineti i parashikueshëm dhe stabil. Ne e treguam vendosshmërinë tonë që ta vendosim në minimum votën e blerë. Në këtë koment ka prani masive policore në tërë vendin”, e transmeton Bgnes deklaratën e Janevit.









