Presidenti i Maqedonisë, kyreministri dhe kreu i VMRO-së Nilloka Gruevski, po insistojnë se zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale do të jenë zgjidhja e vetme për daljen e Maqedonisë nga kriza.
Por, nga ana tjetër, mbajtja e zgjedhjeve lokale përsëri mund të bëhet çështje për marrveshje politike për të cilën tani për tani ende nuk ka asnjë deklaratë se cfarë do të ndodhë së shpejti.
Ndërkohë, afati i fundit për shpalljen e tyre kaloi, por sipas informacioneve të fundit në lojë futet opsioni për shkurtim të afatit në 45 ditë, por për atë opsion duhet që të mblidhet parlamenti dhe të zgjidhet kryeparlamentari, shkruan “Zhurnal”.
Kjo zgjidhje megjithatë ishte edhe lëndë në shqyrtim tek partitë të cilat theksojnë se zgjedhjet lokale dueht të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj. Për këtë skenar mbeten edhe dhjetë ditë por në të duhet të gjindet edhe zgjidhja për krizën politike.
Megjithatë për shpalljen e cilit do cikël zgjedhor duhet që funksional të jetë parlamenti me kryepalrmantar, vend i cili është i lidhur me shumicën parlamentare. /albeu