Zgjedhjet në veri: Votuan vetëm 13 serbë

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga qendrat e votimit, në zgjedhjet speciale të së dielës në katër komuna në veri të Kosovës, Vetëvendosje fitoi në Mitrovicën Veriore dhe Leposaviq, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi në Zveçan dhe Zubin Potok, raportojnë mediat kosovare.

Në zgjedhjet e sotme në veri kanë votuar vetëm 13 persona të nacionalitetit serb, që është vetëm 0.029 për qind e serbëve nga veriu i Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare nga qendrat e votimit, PDK ka marrë 196 vota në Zubin Potok, ndërsa Vetëvendosje ka marrë 180 vota.

Në Zveçan, PDK-ja fitoi 114 vota, ndërsa Vetëvendosje 71 vota. Kandidatja Sllagjana Pantoviç fitoi pesë vota.

Në Mitrovicën e Veriut, Vetëvendosje fitoi 519 vota dhe PDK 186 vota.

Në Leposaviq, Vetëvendosje fitoi 100 vota, ndërsa PDK-ja 34 vota.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radonjiqi, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në katër komuna në veri të Kosovës ka përfunduar me kohë, pa probleme dhe incidente.

Ai ka thënë se në zgjedhje kanë votuar 1.567 votues, nga gjithsej 45.000 qytetarë me të drejtë vote në katër komuna në veri të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu