Zgjidhen prokurorë të rinj në Maqedoni, ka edhe shqiptarë

Këshilli i Prokurorëve Publik në Maqedoni në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur disa prokurorë në disa prokurori të vendit.

Mes të zgjedhurve janë edhe prokurorë shqiptar në Kumanovë, Gostivar, Dibër dhe komuna tjera, informon INA.

Në Prokurorinë e Lartë publike në Shtip është zgjedhur Todor Vitlarov, në Shkup është zgjedhur Sasho Rajçev, në prokurorinë publike të Kumanovës është zgjedhur Teuta Bediu – Ramadani, në prokurorinë e Dibrës, Nehat Croj, në Gostivar është zgjedhur Bashkim Hiseni, në Koçani Borçe Janev, në prokurorinë në Resnjë është zgjedhur Rexhail Sherifovski, thuhet në komunikatën e Këshillit të prokurorëve të Maqedonisë.

Emërime të reja të janë bërë edhe në Veles, Ohër, Manastir dhe Shkup, ndërsa nuk ka pasur zgjedhje të prokurorëve për Prokurorinë e lartë publike në Shkup, Gostivar, prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup dhe zgjedhjen e një prokurori në Kavadar. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu