Zgjidhja perfekte që bebat mos të qajnë natën zbulohet nga një nënë, do shpëtoni edhe ju

Një nënë ka shpërndarë një mënyrë të thjeshtë sesi të ndihmoni bebushat tuaj që të flejnë gjumë gjatë gjithë natës.

Ideja e nënës është testuar edhe nga prindër të tjerë që kanë mbetur shumë të kënaqur.

Laura Gerson nga Essex në Angli, ka zbuluar se si e vendos vajzën e saj 11 muajshe në gjumë, e rrethuar nga shumë rrensa, e bën vajzën e vogël që të arrijë të kapë një rrens gjatë natës kur zgjohet duke qarë.

Kjo do të thotë se Laurës nuk i duhet që të çohet natën dhe të merret me vajzën.

Postimi në Facebook ka marë aprovimin e dhjetëra nënave të tjera të cilat dëshpërimisht kishin nevojë për këshilla, më në fund e gjetën zgjidhjen.

Laura e ka shpërndarë rutinën e çuditshme në një grup në Facebook, shoqëruar me një foto të vajzës së saj, Amelia, e cila është e rrethuar nga rrensa:

“Që kur vajza ishte 3 muajshe, ajo ka shkuar në krevat me shumë rrensa.

Zbulova që kur vajza qante gjatë natës, ajo çfarë donte ishte një rrens dhe do e zinte gjumi menjëherë.

U bënë 8 muaj që nuk çohem natën.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu