Euroambasadori Samuel Zhbogar, ka vlersuar se Marrëveshja e Përzhinos i solli Maqedonisë zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.
Zhogbar pret nga qeveria e re zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të vazhduar në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
“Marrëveshja e Përzhinos e solli vendin që të ketë zgjedhje të suksesshme javën e kaluar.
Në këto zgjedhje qytetarët patën mundësi ta shprehin vullnetin e tyre, dhe këtë e bënë një numër i madh i qytetarëve.
Presim që parlamenti i ri dhe qeveria e re të angazhohet menjëherë në zbatimin e reformave të nevojshme për të sjellë vendin përsëri në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, ka thënë euruambasadori Zhbogar.