Zhduken katër persona në Maqedoni

Në stacionin policor në Kumanovë V.K. ka denoncuar rastin e zhdukjes në drejtim të panjohur të xhaxhait 54-vjeçar N.K. Policia e Kumanovës ka marrë një tjetër denoncim për zhdukjen e vajzës 20-vjeçe A.Sh., rast ky të cilin e ka lajmëruar babai i saj D.SH.

Një 12-vjeçar është denoncuar si i humbur dje në policinë e Shkupit nga babai i tij R.K.. Po ashtu, bashkëshortja 44-vjeçe e ka denoncuar rastin e zhdukjes së bashkëshortit të saj 46-vjeç Z.L. Policia merr masa për zbardhjen e plotë të rasteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu