Zhivaljeviq: Këshilltari i presidentit Gjorge Ivanov më mundësoi hyrje në Kuvend

Ish-këshilltari për siguri në ambasadën e Serbisë në Maqedoni, Goran Zhivaljeviq, përgënjeshtroi deklaratat e OBRM-PDUKM-së se institucionet e Maqedonisë nuk i kanë dhënë leje për hyrje në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në orët e ngjarjeve të 27 prillit.

“Prezenca ime në Kuvend nuk ishte sekret, as hyrje fshehurazi. Misioni im nuk ishte sekret, as qëllimkeq dhe mbi të gjitha shërbimet e Maqedonisë ishin të informuara për këtë”, deklaroi Zhivaljeviq për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Ai tha se lejen për hyrje në Kuvend e ka marrë nga këshilltari për siguri i kryetarit tëMaqedonisë, Sinisha Aleksovski.

“Ai e dinte se pse jam unë aty, dinte qëllimet e mia, se ishin të mira, për të mirën e sigurisë në Maqedoni në kontekst të bashkëpunimit që kemi ndërmjet shërbimeve tona të sigurisë”, tha Zhivaljeviq dhe shtoi se në deklaratëne e tyre OBRM-PDUKM-ja qëllimisht lë anësh institucionin Kryetar i Republikës sepse për aktivitetet e tij ka qenë i informuar kabineti i Kryetarit Ivanov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu