Zhurmat dhe fishekzjarret, shkak për shtyrjen e seancës nga KSHZ (VIDEO)

Arsyeja për ndërprerjen e seancës së KSHZ-së ka qenë zhurmat e mëdha dhe shpërthime të shpeshta të fishekzjarrëve tek dritaret e KSHZ-së.

Turma e protestueve që ishte mbledhur para selisë së KSZH-së, ka hedhur fishekzjarre vazhdimisht duke bërë të pamundur edhe mbajtjen e diskutimit për ankesat e LSDM-së.

KSHZ-ja për ankesën e fundit të LSDM-së do të diskutojë nesër në seancën e planifikuar për në ora 11.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski tha se shtyhet seanca më qëllim që të përgatiten të gjitha vendimet në mënyrë që mund të dorëzohen. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu