Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.
“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së“, tha Sela.
“Një subjekt politik që përbënte regjimin e Nikolla Gruevskit, ka eksponentë të atij subjekti politik që zvarriten gjyqeve, ndërsa nuk ke asnjë eksponent të vetëm politik nga BDI-ja, pjesë e regjimit të Nikolla Gruevskit, që të ketë vuajtur një ditë burg ose të thirren nga ana e gjyqësorit”, tha Sela.