Ziadin Sela bëhet simbol i qendresës, shqiptarët shpërndajnë masivisht foton e tij

Zijadin Sela ishte në grupin e deputetëve që u rrahën keq sëbashku me Zoran Zaevin gjatë bastisjes së Kuvendit të Maqedonisë nga huliganët mbrëmjen e djeshme.

Raportimet më të fundit tregojnë se gjendja e tij është e mirë pavarësisht dhunës shtazarake që ushtruan ndaj tij paramilitarë të maskuar mbrëmë, përcjell Albeu.com.

Pavarësisht asaj që ndodhi, Sela ka dhënë mesazhe paqeje sot duke u thënë shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve.

Fotoja e mësipërme është nga më të shpërndarat në internet dhe mjaft shqiptarë e kanë bërë foto të profilit të tyre në Facebook. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu