Ziadin Sela: Këto janë shqetësimet dhe kërkesat tona për shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, tha se ata e mbështetin Marrëveshjen me Greqinë, edhe pse kanë vërejtjet e tyre për Marrëveshjen.

“Shqetësimet tona kanë të bëjnë me dy çështje, me tendencat për t’iu imponuar shqiptarëve në dokumentet personale identiteti ose nacionaliteti në zgjidhjen që është bërë nëpërmjet marrëveshjes, respektivisht, maqedonas/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe anashkalimin e futjes në marrëveshje si gjuhë zyrtare edhe të gjuhës shqipe, aq më tepër tani që është votuar dy herë ligji i gjuhës shqipe”, deklaroi Sela.

Ai tha se i ndjekin me shqetësim edhe tendencat për të anashkaluar edhe opozitën reale shqiptare, në Maqedoni.

“Opozita reale në Maqedonia janë qytetarët e pa përfaqësuar në qeveri dhe që përfaqësohen nëpërmjet ASH-së. Ky është rezultat i zgjedhjeve të fundit por edhe i të gjitha anketave të cilët bëhen. Këto janë tendenca të ulta të qeverisë për të uzurpuar hapësirën e opozitës”, ka thënë Sela.

Sela paralajmëroi se Aleanca për shqiptarët gjatë hapjes së Kushtetutës do të ketë amendamente të veta.

Ata, siç tha Sela do të jenë pjesë e preambulës së Kushtetutës dhe do të kenë të bëjnë me shtetformimin e popujve dhe me gjuhën zyrtare në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu