Ziadin Sela sot nga Kuvendi duke folur në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese tha:
Në fjalimet politike gjithandej e përdorim fjalën “shoqëri multietnike” sepse realisht ashtu jemi, por pse mos të jemi shtet multietnik sepse ky është realiteti, atëherë pse kjo mos të figuroj edhe në preambulën e kushtetutës, pas fjalës “Republika e Maqedonisë është shtet i pa varur dhe sovranë” të shtohet fjala dhe “shtet multietnik”.
Është hera e parë që një kërkesë e këtillë është hudhur si propozim në diskutimet rreth ndryshimeve kushtetuese.
Debati për ndryshimet kushtetuese po ndjeket me shumë interes nga opinjoni për shkakë të rëndësisë së momentit siç është karakterizuar si moment historikë.










