Në rrjetet sociale ka qarkulluar kjo foto se në rrahjen e kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela ka gisht edhe ky prift maqedonas. Këtë e ka shkruajtur portali monitor.mk, duke theksuar se nga ky prift janë nxitur edhe dhunuesit e tjerë. Por deri tani MPB ka ndaluar disa persona të dyshuar, mes të cilëve babë e bir nga Shkupi që veçmë janë të paraburgosur me akuzën për tentativë për vrasje.