Zidane i lumtur me fitoren ndaj Liverpoolit: Luajtëm shkëlqyeshëm, por është edhe ndeshja kthyese

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi triumfoi në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Reds, falë golave nga Vinicius Junior (27’, 65’) dhe Marco Asensio (36’), teksa për mysafirët shënoi Mohamed Salah (51’). Kjo fitore e ka kënaqur trajnerin francez të Los Blancos, Zidane, i cili e ka vlerësuar lartë paraqitjen e lojtarëve të tij, por i ka këshilluar se ende asgjë nuk ka përfunduar.

“Ndihem mirë dhe jam shumë krenar, por është një përzierje emocionesh”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes për gazetën Marca.

Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme, me vështirësi në fillim të pjesës së dytë. Por kemi luajtur një lojë shumë të mirë dhe jam krenar për të gjithë”.

Nuk është e lehtë, kjo është Liga e Kampionëve. Ndeshja e kthimit ende mbetet, nuk do të jetë e lehtë”. “Vinicius po luan mirë, ai po ndihmon ekipin dhe kur shënon një gol kjo i jep energji. Kjo është e sigurt”, përfundoi trajneri i Realit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu