Zidane mes Francës dhe Juventusit, Reali nuk ka dilema për pasardhësin

Zinedine Zidane ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me Real Madrid, por nuk është e thënë që ta zbatojë atë deri në fund. Kombëtarja e Francës dhe Juventusi janë dy opsione që e tundojnë 48-vjeçarin.

Los Blancos” nuk duan të mbetën të papërgatitur dhe kanë piketuar pasardhësin e francezit. Sport.es raporton se i preferuari i presidentit Florentino Perez është Julian Nagelsmann.

33-vjeçari po bën një punë të shkëlqyer nën drejtimin e Leipzig, teksa njihet për aftësitë e mëdha taktike dhe futbollin e bukur që praktikon. Nagelsmann është zgjedhja e parë e kampionëve të Spanjës, duke parakaluar emra si Joachim Low, Raul apo Massimiliano Allegri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu