Zidane nuk dëshiron ta shesë Iscon

Trajneri francez beson në aftësitë e mesfushorit spanjoll, nga i cili synon ta nxjerrë më të mirën në të ardhmen. Kohëve të fundit flitet vazhdimisht se Isco mund të largohet nga Real Madridi Viteve të fundit flitet vazhdimisht për një largim të Iscos nga Real Madridi, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, deri tash nuk ka pasur asgjë konkrete në këtë drejtim. E për t’i hequr të gjitha dilemat rreth së ardhmes së mesfushorit spanjoll është përkujdesur trajneri Zinedine Zidane. Sipas të së përditshmes spanjolle “AS”, trajneri francez nuk do të heqë dorë lehtë nga futbollisti i tij.

Përfaqësuesi spanjoll ka dështuar ta tregojë veten në “Santiago Bernabeu” në vitet e fundit dhe nuk ia ka dalë ta shfaq formën e tij më të mirë as pas rikthimit të “Zizou” në Madrid në sezonin e fundit.

Megjithatë, francezi e ka në plan për ta mbajtur Iscon në ekip dhe beson se mesfushori kreativ mund ta rikthejë formën e tij të dikurshme, kur konsiderohej si njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë. Për Iscon, kryesisht interesim kanë shfaqur klubet angleze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu