Zilja e derës ia pamundësoi hyrjen në shtëpi, shokohet kur e kupton arsyen e ndalesës (FOTO)

B.J. May nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, mbeti përjashta për shkak të një ngatërrese në zilen me kamerë që e kishte vendosur në hyrjen e shtëpisë.

Pajisja që lejon pronarin të shikojë se kush ndodhet përjashta, në mënyrë që të mos i përgjigjet mysafirëve të padëshiruar, kishte kapur një fytyrë tjetër.

“E kam programuar një grup te fytyrave, të cilave iu hapet dera, por kësaj rradhe fytyra ime nuk ishte detektuar”, ka shkruar May.

Në fakt, objektivi i kamerës, e ka kapur fytyrën e zemëruar të Batman-it, që ai e kishte të vizatuar në bluzë dhe ia bllokoi hyrje.

“Pasi hyra me çelës dhe kontrollova se çfarë kishte marrë në objektiv, mbeta i shokuar, se si nuk më shikoi mua”, ka qenë tregimi që ai ndau në Twitter me miqtë e tij.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu