Zjarr i madh në Greqi, evakuohen banorët, frikë për përsëritjen e tragjedisë

Një zjarr i përfshiu hapësira të mëdha toke në zonën e Korinthit në Greqi duke bërë që forcat zjarrfikëse të evakuojnë qindra banorë nga zonat e banimit për të mos rrezikuar jetën.

Zjarri ka shkaktuar dëme në ndërtesa, biznese dhe pronën private në zonën e Alepohorit në Korinth.

Për fat të mirë banorët u larguan që në orët e para të ditës së sotme duke shmangur kështu ndonjë tragjedi të mundshme të ngjashme me atë të pak viteve më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu