Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në qytetin Itoigava të Japonisë. Zjarri ka kapluar mbi 140 shtëpi si dhe shumë objekt tjera.
Policia lokale ka njoftuar se nga rajoni janë evakuuar rreth 600 persona. Tani për tani nuk ka informacione lidhur me viktima, ndërsa dy persona për shkak ngufatjes janë dërguar në spital.
Arsyeja e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar 17 ekipe zjarrfikësve, megjithatë puna e tyre vështirësohet përshkak erës së fortë.