Një zjarr i rënë në një fermë në Feriza ka djegur 28 krerë lopë në stallë duke shkatërruar ekonomikisht një familje të tërë.
Zjarri ra gjatë natës së mbrëmshme në fermën e Muhamet Zeqirit dhe dogji 28 nga 31 lopët që ishin në stallë.
Edhe pronari I fermës theksoi se e kishtë patur të pamundur për të bërë diçka për shpëtimin e lopëve, pasi zjarri ishte tepër i madh, por ai dyshon se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt në rrjetin e energjisë elektrike. /albeu.com/