Zlatan Ibrahimovic në dilemë për ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës

Ende nuk ka asgjë të sigurt nëse Zlatan Ibrahimovic do të paraqitet në ndeshjen kualifikuese që Suedia e zhvillon si mysafir i Kosovës për në Kupën e Botës që zhvillohet në Katar në vitin 2022.

Përfaqësuesja jonë i pret suedezët më 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty edhe ku fillon aventura jonë kualifikuese për trofeun më të madh në botën e futbollit.

Gazetari Sky Sport Italia, Manuele Baiocchini, raporton se 39-vjeçari pritet të luajë nga minuta e parë ndaj Gjeorgjisë, në takimin që luhet të enjten nga ora 20:45. Ylli i Milanit do të shikohet nga afër nga stafi mjekësor i Suedisë, më pas të përcaktohet nëse ai është i gatshëm të startojë edhe ndaj Kosovës, apo vetëm për disa minuta.

Ibrahimovic kishte pësuar një lëndim te Rossonerët, gjë që e mbajti për disa ndeshje jashtë fushe, mirëpo tani është në rikuperim e sipër.

Kosova fillimisht takohet sot (e mërkure) në miqësoren ndaj Lituanisë që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 28 mars do të jemi edhe nikoqir të Suedisë dhe sulmuesi shtatlartë pritet të zbarkojë në vendin tonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu