Zlatan thotë se kalimi i tij te PSG e bëri Ligue 1 një kampionat të klasit botëror

Zlatan Ibrahimovic kohët e fundit pretendoi se kalimi i tij në Paris Saint-Germain në vitin 2012 e ngriti nivelin e ligës franceze.

“Unë e dua Francën, kalova katër vjet këtu me PSG-në dhe e çova futbollin francez në nivel botëror. Kjo nuk është arrogancë, është vetëbesim”, tha suedez në një intervistë për radion France Inter.

Në katër sezone, Zlatan ndihmoi PSG-në të fitonte Ligue 1 katër herë, Kupën e Francës tre herë dhe gjithashtu të arrinte në çerekfinalet e Champions League dy herë. Ibrahimovic shënoi 156 gola për parisienët në 180 ndeshje dhe katër herë radhazi u shpall lojtari më i mirë i kampionatit francez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu