Interesante është fakti sesi ne mendojmë, logjikojmë dhe kryejmë lëvizje. Medituese është fakti sesi njeriu kryen lëvizjet e tij në bazë të logjikës dhe perceptimit. Ky fakt ka qënë një ndër fushat e studimit të shumë shkencëtarëve. Mjafton të citojmë një ajet nga Kur’ani famëlartë:
“Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare.” (El Alek 15-16)
Referimi i frazës “Balluke gënjeshtare dhe mëkatare”është mjfat interesante. Lind natyrshëm pyetja e drejtë se përse Kur’ani famëlartë i quan flokët e pjësës së mësipërme mëkatare dhe gënjeshtare? A është njeriu mëkatar dhe gënjeshtar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës e mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve apo pjesës së flokëve të përparme të kokës nga ana tjetër? Shkenca bashkohore ka kryer studime të posaçme për këtë temë! Gjatë studimeve të shumta, dolën në konkluzion se fusha ballore, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të tij. Vetëm në 60 vitet e fundit shkencëtarët e zbuluan funksionimin e kësaj zone, gjë që të cilën Kur’ani famëlartë e ka përmendur 1438 vitë përpara! Nëse shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën ballore të trurit.
Mjafton të citojmë një libër me titullin “Bazat e Anatonomisë dhe Psikologjisë, ku në të janë përqëndruar kërkimet reth kësaj çështje, thuhet se: Motivimi dhe parashikimi për të plaifikuar dhe për të filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën ballore. Kjo është një zonë ku ndodh procesi infomues. Në të thuhet edhe se: Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, fusha ballore mendohet të jetë gjithashtu qëndra funksionale e agresinit. Pra, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija, ashtu siç është përgjegjës për thëniën e gënjeshtrave dhe të vërtetave. Shprehja “Balluke gënjeshtare dhe mëkatare” përputhet me studimin e mësipërm. Studimin e zbulur nga shkenca gjatë 60 viteve, Kur’ani famëlartë e kishte përmendur 1438 vite përpara. Kjo është një ndër argumentat e shumtë që vërteton se Kur’ani famëlartë është libër hyjnor, fjala e Krijuesit të Gjithësisë.