Zoran Zaev i uron besimtarët muslimanë për Fitër Bajramin edhe në gjuhën shqipe

Ish-kryeministri i vendit Zoran Zaev me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar besimtarët e komunitetit musliman me urim nëpërmjet rrjetit social Facebook edhe në gjuhën shqipe.

Urimi i Zoran Zaev:

“Të nderuar qytetarë, shumë të respektuar besimtarë të fesë Islame, në fund më lejoni që në emrin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, si dhe në emrin tim personal t’u uroj festën e madhe të Fitër Bajramit. Uroj që këto ditë festive t’i kaloni me të dashurit dhe të afërmit tuaj, në frymën e paqes, dashurisë, qetësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë!

Festa e Fitër Bajramit si njëra nga datat më të rëndësishme në kalendarin Islam, shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Shpirti dhe rruga e besimtarit është e lidhur ngushtë me pastrimin e shpirtit dhe mendjes përmes lutjeve, guximin për t’i rezistuar të keqes, dhunës, abuzimit, përçarjes dhe shkatërrimit të vlerave të pastra.

Gjatë këtij muaji, ju kaluat nëpër sprova dhe sfida të mëdha, duke lënë mënjanë të gjitha kotësitë dhe pasionet personale, me qëllim që t’i afroheni dhe të madhëroni Zotin e plotfuqishëm. Edhe pse gjatë këtij viti Ramazani u pasua nga masa dhe kufizime të shumta si rezultat i pandemisë globale të Koronavirusit, juve përsëri me dinjitet dhe qëndrueshmëri keni përmbushur obligimin vjetor, i cili fetarisht paraqet njërën nga normat dhe parimet kryesore të Islamit.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu