Zoran Zaev nuk dorëzohet: Do krijojmë qeveri të re

Kryhen arrestimet e para në Maqedoni të dielën (30.04) pas uzurpimit të dhunshëm të Parlamentit të Maqedonisë para pak ditësh.

Në Shkup janë arrestuar gjashtë persona, ndër ta edhe një funksionar i Shërbimit Informativ të Maqedonisë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë publikoi edhe listën e 15 personave të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen si organizatorë dhe sulmues brenda parlamentit të vendit. Gjatë uzurpimit të Parlamentit të Maqedonisë u lënduan 109 persona, ndër ta edhe tre deputetë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu