Mandatari i LSDM-së, Zoran Zaev, pritet të takojë sot përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët. Kreu i LR-PDSH-së, Zijadin Sela ka paralajmëruar mbajtjen e një konferencë për shtyp në orën 13:00, ku do të flasë për ngjarjen e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ku për pasojë u dëmtua rëndë.
Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e ekzekutivit, edhe pse spekulohet se mund të marrë Ministrinë e Shëndetësisë.
Jozyrtarisht flitet se Zaev mund të takohet sot edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe se formimi i qeverisë mund të bëhet brenda kësaj jave. /albeu










