Zoran Zaev zbulon disa bartës të listave zgjedhore

Kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev duke ju përgjigjur gazetarëve ka njoftuar se ai vet dhe Radmilla Sheqerinska do të jenë bartës listash nga partia e tyre.

Ai ka thënë se në ç’do njësi do të ketë një grua bartëse. Sheqerinska deklaroi se LSDM-ja ka marrë vendim që në çdo zonë të ketë një grua, qoftë barëse liste ose numër dy.

Ajo tha se bartësi dhe pasardhësi i tij do të jenë tandem dhe do të kenë fushatë të barabartë. Më parë është paralajmëruar se kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të jetë bartës në njësinë e gjashtë zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu