Zotohet Trump: Orën e parë në zyrë, do dëboj nga SHBA njerëzit pa dokumenta

Kandidati republikan për president të ShBA-së, Donald Trump, është zotuar përsëri se do t’i dëbojë nga Amerika personat që nuk kanë dokumenta dhe se do të ndërtojë një mur në kufi me Meksikën, duke i hedhur poshtë pritjet se ai do ta zbuste qëndrimin që ka për emigracionin.
Duke folur pas një vizite në Meksikë, Trump tha gjatë një tubimi në Arizona se do të vazhdojë me planin e vet për dëbim me forcë për t’i parandaluar kalimet ilegale të kufirit dhe, siç ka thënë ai, për t’i luftuar jashtëtokësorët ilegal kriminal që veçse ndodhen në ShBA, përcjell Express.
“Do ta rimarrim vendin tonë,” tha Trump.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu