Drejtori Ekzekutiv i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg ka njoftuar se do ta zgjasin bllokimin e llogarive të presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram për një afat të pacaktuar së paku derisa ta lëshojë zyrën e presidentit.
Zuckerberg ka shkruar në profilin e tij në Facebook se rreziku i lejimit të përdorimit të shërbimeve të Facebookut dhe Instagramit nga ana e Trumpit gjatë kësaj periudhe është shumë e lartë.
“Ne besojmë që rreziqet që presidenti të lejohet të vazhdojë përdorimin e shërbimeve tona gjatë kësaj periudhë janë thjeshtë shumë të lartë. Për këtë arsye, ne do ta zgjasim bllokim që kemi vënë në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për së paku dy javët e ardhshme deri sa kalimi paqësor i pushtetit të përfundojë”, ka shkruar themeluesi i Facebook-ut.
Drejtori Ekzekutiv i rrjetit social ka shkruar poashtu se ngjarjet e 24 orëve të fundit kanë shfaqur qartë se presidenti Donald Trump përpiqet të shfrytëzojë kohën që i ka mbetur në zyrë të pengojë kalimin e ligjshëm dhe paqësor të pushtetit tek pasuesi i zgjedhur Joe Biden.
The shocking events of the last 24 hours clearly demonstrate that President Donald Trump intends to use his remaining…
Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, January 7, 2021









