Zvarritet modernizimi i “Bit Pazarit”

Zvarritet rikonstruktimi i “Bitpazarit”. Deri tani ka përfunduar vetëm rinovimi i sektorit 7 dhe 8. Vonesa e punimeve më së shumti i ka irrituar shitësit. Kjo tollovi, i prek ata direkt në xhep, pasi të njëjtit thonë se që nga fillimi i punimeve kanë humbur shumë myshterinj. Ata njëkohësisht bëjnë thirrje për përshpejtim të punimeve.

Kryetari i Odës së tregtarëve thotë se pronari i “Bitpazarit”, “Skopski Pazar” ka shkelur çdo afat të dhënë. Sipas tij, premtimet kanë qenë që në afat prej 1 viti, që nga marrja e lejes për ndërtim në mars të vitit të kaluar, të përfundojnë punimet dhe pazari t’i kthehet normalitetit.

Shoqëria aksionare “Skopski pazar” nën pronësi të të cilës është “Bitpazari”, nuk duan të përgjigjen në pyetjet se kur planifikojnë të përfundojnë punimet, cila është arsyeja e ngecjes dhe a është e vërtetë se kanë dhënë afat 14 mujor për përfundimin e ndërtimeve. Nga Komuna e Çariti, thonë se kanë kërkuar nga “Skopski Pazar” raport për dinamikën e punimeve. Sipas komunës investitori “Skopski Pazar” me premtimin që u ka dhënë tregtarëve po sillet më neglizhencë ndaj kësaj çështje.

Rinovimi i “Bit Pazar-it” është premtuar që nga vitit 2010. Jo rrallë herë është përdorur si karrem edhe nëpër fushata politike. Projekti në realizim parasheh kushte më të mira higjienike dhe atmosferike për shitësit. Të njëjtit i gëzon fakti se tregu do të mbyllet dhe gjatë stinëve të ftohta nuk do ta kenë më problem shitjen. Gjithashtu pritet që të zgjidhet edhe problemi me vend-parkimin, pasi mbi treg, janë paraparë rreth 230 vende parkimi./alsat/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu